Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Ka zëra për Përparim Ramën kryetar të LDK-së’ – Xhafer Tahiri jep përgjigjen interesante në ‘ADRESA’

Gazeta10
25 July 2026 - 13:25

Xhafer Tahiri nga LDK duke komentuar temën për Kuvendin e jashtëzakonshëm të këtij subjekti i cili pritet të mbahet së shpejti për shkarkimin apo jo te kryetarit Lumir Abdixhiku ka deklaruar se me LDK-në lidhet fati i Kosovës dhe shtetformimi i vendit, prandaj kur zhbahet LDK rrezikon me u zhba andrra jonë për shtet, liri dhe pavarësi.

Madje ai ka shtruar pyetjen; se nëse zgjedhjet mbahen pas dy muajsh, kush do ta marrë përgjegjësinë për rezultatin e partisë – a po mendoni që e merr ky grupi prej tre vetave a? Jo, secili thotë se s’jam vetë unë se nuk jam kryetari dhe pastaj ku mbetet fati i LDK-së.

Prandaj sipas tij çdo forcë e angazhim duhet të bëhet që të ruhet e të mbrohet LDK-ja.

Përderisa zërat se kreu i Prishtinës, Përparim Rama mund të jetë kandidat për kreun e partisë, ai i ka quajtur si normale, edhe pse nuk asgjë zyrtare apo nominim në Kuvend, por sipas tij, askush nuk kishte me dashtë kreun e partisë, nëse bëhet ky procedan se 1/3 e delegatëve kërkojnë shkarkimin e kryetarit për një rezultat zgjedhor që nuk iu pelqen.

“Kjo iniciativë që po vjen tash ka rrezik ta rrënojë edhe atë që është ndërtuar në zgjedhjet e fundit”, tha Tahiri duke shtuar se ndoshta pikërisht këtë po e don dikush që të shkatërrojë atë që u ndërtua me 7 qershor.

Ai madje ka theksuar se me 7 qershor sllogani i LDK-së ka qenë “Bashkohu” dhe me atë slogan secili prej neve kemi kërkuar vota dhe kemi dërguar mesazh se bashkimi i të djathtës po ndodh dhe se sipas tij nuk duhet harruar ai mesazh që është përçuar te elektorati dhe votuesi i LDK-së pët bashkimin e madh.

“Prandaj na duhet ta vazhdojmë rrugën e bashkimit të madh, sepse vetëm përmes bashkimit, LDK- fuqizohet e forcohet, por jo edhe të ndarjes dhe ndasive, që kanë për qëllim rehatimin e disa funksionarëve, por jo edhe realitetin e elektoratit të LDK-së”, deklaroi mes tjerash në fund Xhafer Tahiri.

Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.