Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani në ditën memoriale të policëve të rënë: Lavdia për ta do të jetë e përjetshme

Gazeta10
26 July 2026 - 16:11

Ish-presidentja, Vjosa Osmani ka kujtuar policët e rënë në kryerje të detyrës, ndërkohë i ka falënderuar të gjithë zyrtarët që çdo ditë mbrojnë Republikën me guxim, profesionalizëm dhe besnikëri

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se lavdia do të jetë e përjetshme për heronjtë e Kosovës.

“Në paqe e në sfida, në veri e në jug, në çdo pëllëmbë të Kosovës, Policia jonë është mburoja e sigurisë, rendit kushtetues dhe sovranitetit të shtetit. Sot, në ditën menoriale që i kushtohet policëve të rënë në detyrë, përulemi me nderimin më të thellë para sakrificës së tyre. Afrim Bunjaku, Enver Zymeri dhe të gjithë heronjtë e Policisë dëshmuan se Kosova nuk përkulet para askujt. Ata zgjodhën detyrën, nderin dhe atdheun mbi gjithçka, prandaj lavdia për ta do të jetë e përjetshme”, ka shkruar ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.