
Një person është gjetur pa shenja jete paraditen e së dielës në Janjevë të Lipjanit.
Sipas informacioneve, familjarët kanë kërkuar ndihmën e Emergjencës pasi e kanë gjetur personin pa ndjenja në shtëpi.
Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar vdekjen.
Në vendngjarje kanë intervenuar njësitë relevante të Policisë së Kosovës, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Trup i pajetë”.
Bazuar në deklarimet e familjarëve, personi kishte pasur probleme shëndetësore edhe më herët dhe nuk janë ngritur dyshime për rrethanat e vdekjes.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është liruar familjes për ceremoninë e varrimit.