
Ministri i Deleguar për Evropën i Francës, Benjamin Haddad njoftoi në X për nisjen e një vizite dyditore në Kosovë.
“Kam mbërritur në Kosovë për një vizitë dyditore me qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona. Në agjendë: frankofonia, investimet e AFD, bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe çështjet rajonale”, shkroi ai.
“Kjo vizitë vjen pas drekës së punës mes Presidentit Emmanuel Macron dhe Kryeministrit Albin Kurti më 17 mars dhe është pjesë e forcimit të angazhimit francez në Ballkanin Perëndimor për ribashkimin e kontinentit tonë evropian”, shtoi ai.
Ministri Haddad sot paradite u takua me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca dhe mbajtën një konferencë të përbashkët për media.