Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Myftiu Tërnava nderohet me mirënjohje nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut

Gazeta10
28 July 2026 - 14:46

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava, është nderuar me një mirënjohje nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut për kontributin e tij në udhëheqjen fetare, shërbimin ndaj Republikës së Kosovës dhe promovimin e paqes e dialogut ndërfetar.

Mirënjohja është ndarë nga Charles D. Fall, Zëvendësudhëheqës i Shumicës dhe anëtar i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut, i cili përfaqëson Distriktin e 61-të.

Ajo iu dorëzua Myftiut Tërnava nga imami dhe kapelani Tahir ef. Kukaj.

Sipas motivacionit të mirënjohjes, Myftiu Tërnava vlerësohet për udhëheqjen e tij shpirtërore ndër vite, promovimin e vlerave të besimit, mëshirës, moderimit, drejtësisë dhe respektit të ndërsjellë, si dhe për angazhimin në forcimin e arsimit fetar, ruajtjen e trashëgimisë kulturore e shpirtërore dhe mbështetjen e nismave humanitare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.