
Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se sot ka përfunduar projekti i Ballkanit të Hapur, raporton Gazeta10.
Tahiri ka thënë se ky projekt e ka prodhuar dyshen Rama-Vuciq.
Më tej, Tahiri e ka quajtur këtë projekt të dëmshëm dhe serbo-rus.
“Për ngarendësit e ‘Ballkanit të Hapur’ që prodhoi një tandem të çuditshëm ‘Rama-Vuciq’, tashmë mbaroi ky projekt i dëmshëm serbo-rus”, ka thënë Tahiri.
Përndryshe, sot ka vazhduar punën në Berlin “Procesi i Berlinit” i drejtuar nga kancelari gjerman Scholz dhe ku ka mbledhur krerët e Ballkanit Perëndimor. / Gazeta10.