Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Selimi: Edhe nëse veç ni person e motivoj, vazhdoj…

Gazeta10
29 July 2026 - 21:45

Influencerja Pranvera Selimi është shprehur se qëllimi i saj në rrjetet sociale nuk është vetëm të publikojë përmbajtje, por edhe të ndikojë pozitivisht te ndjekësit.

“Gjithmonë kam pasur qejf me i nda gjërat që i bëj. Nëse veç një person e motivoj me bërë diçka të mirë për shumicën, për mua është sukses. Madje, isha në një vend me disa influencerë dhe më thanë se duhet të postoj shumë më shpesh. Mundem me postu shumë më shumë, por me kapacitetet që kam, bëj aq sa arrij. Mendoj se secilit i duhet një person ‘që e sheh si frymëzim’ dhe besoj se e bëj atë rol,” u shpreh Selimi.

Ajo theksoi se synon të mbetet autentike dhe të ndajë përmbajtje që mund të shërbejë si motivim dhe shembull pozitiv për ndjekësit e saj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.