Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet edukatorja në Tiranë, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një dyvjeçari

Gazeta10
30 July 2026 - 13:13

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një 32-vjeçare, e cila punonte si edukatore në një kopsht privat në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, B. H. dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një dyvjeçari, në ambientet e kopshtit ku ajo ushtronte detyrën.

Materialet procedurale për rastin i janë referuar organeve kompetente për veprime të mëtejshme hetimore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen B. H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku punonte”, thuhet në njoftim./TCh

Haxhiu nga Zubin Potoku: Mbetjet e gjetura janë me prejardhje njerëzore
Read more

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.