Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nis votimi në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së, Prishtina dhe Peja përfundojnë procesin

Gazeta10
30 July 2026 - 20:02

Ka nisur procesi i votimit në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku 328 delegatë po vendosin për fatin politik të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Delegatët po votojnë për votëbesimin ndaj Abdixhikut, në një moment kur brenda LDK-së është hapur procesi për vazhdimin ose ndërprerjen e mandatit të tij në krye të partisë.

Sipas raportimeve të Kanal 10, degët e Prishtinës dhe Pejës e kanë përfunduar procesin e votimit, ndërsa pritet që kuvendi të hyjë në fazën e numërimit dhe përmbylljes së raundit të parë të votimit.

Deri më tani kreu aktual, Lumir Abdixhiku ka përfunduar fjalimin, teksa vazhdimi i deputetit Zemaj është bërë pa praninë e medieve.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.