Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përfundon votimi në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së, rezultati pritet të bëhet publik para orës 22:00

Gazeta10
30 July 2026 - 21:07

Ka përfunduar procesi i votimit në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku 328 delegatë votuan për votëbesimin ndaj kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Tashmë pritet që komisioni përkatës të nis  fazën e numërimit të fletëvotimeve, ndërsa rezultati zyrtar pritet të bëhet publik para orës 22:00.

Delegatët e LDK-së u thirrën për të vendosur nëse Abdixhiku do të vazhdojë mandatin e tij në krye të partisë, në një proces të jashtëzakonshëm që ka marrë vëmendje të madhe brenda strukturave të kësaj partie.

Nga terreni, gazetari i Kanal10 Zeqir Hasani po vazhdon të ndaj detaje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.