
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka siguruar votat e nevojshme për të mos u shkarkuar nga posti i kryetarit të partisë në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së.
Sipas gazetarit të Kanal 10, Zeqir Hasani, i cili po raporton drejtpërdrejt nga Kuvendi i LDK-së, rezultati tashmë është i qartë dhe Abdixhiku ka marrë mbështetjen e delegatëve për të vazhduar në krye të partisë.
Megjithatë, delegatët ende nuk janë larguar nga salla, pasi pritet zyrtarizimi i rezultatit dhe prononcimet e para të drejtuesve të LDK-së lidhur me epilogun e votimit.
Kanal 10 do të vazhdojë të sjellë zhvillimet në kohë reale nga Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së, ku pritet që pas pak të ketë deklarata nga Lumir Abdixhiku dhe përfaqësues të tjerë të partisë.