
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së u zhvillua në mënyrë demokratike dhe se partia doli më e bashkuar pas procesit të votimit.
Në një prononcim pas përfundimit të Kuvendit, Zemaj tha se kërkesa për ndryshim të udhëheqjes nuk mori mbështetjen e nevojshme të delegatëve.
“Çdo gjë ishte demokratike dhe partia doli më e bashkuar. Unë jam unik me veten dhe me LDK-në. Sot e kishim një kërkesë, e cila nuk kaloi. Me kërkesën e 150 nënshkrimeve u votua, ku 152 delegatë ishin pro, ndërsa 170 ishin kundër”, tha Zemaj.