
Fenomeni Gjeorgjian Khvicha Kvaratskhelia i cili po shkëlqen tek Napoli këtë sezon ka bërë publike klubin për të cilin ai bënte tifozeri kur ishte fëmijë.
“Ëndrra ime më e madhe është të fitoj Ligën e Kampionëve. Tifoz me Real Madrid jam që kur isha fëmijë, me vëllezërit e mi ne gjithmonë shikonim lojërat e tyre”, tha tutje Kvicha.
Duke folur për Rai Sport të Italisë, Ancelotti, i cili drejtoi Napolin në periudhën 2018-2019, lavdërojë fillimin mbresëlënës të sezonit të ekipit dhe cilësitë e mesfushorit gjeorgjian.
“Kvaratskhelia surpriza? Jo, vetëm për ata që nuk e njihnin. E kemi ndjekur gjatë që nga koha kur isha në Napoli. Ai është një lojtar i veçantë”, tha Ancelotti.
Këtë sezon me Napolin sulmuesi Kvaratskelia ka realizuar 8 gola dhe 10 asistime duke qenë lojtari më produktiv në Serie A.