Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vetura përfundon në nënkalim në autostradën Fier-Lushnjë

Gazeta10
06 August 2026 - 11:25

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Lushnjë.

Një automjet, që po udhëtonte nga Fieri në drejtim të Lushnjës, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në nënkalimin që të çon drejt Kolonjës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta dhe është transportuar në Spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmë mjekësore dhe se raportohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë Rrugore, të cilët kanë nisur verifikimet dhe dokumentimin e aksidentit për të zbardhur rrethanat.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i daljes nga rruga mund të ketë qenë një manovër e gabuar e drejtuesit të automjetit. Ngjarja nuk ka shkaktuar pasoja për persona të tjerë, ndërsa makina ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.