
Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti doli në foltore kur kryesuesi Avni Dehari e ftoi një përfaqësues nga partia e parë që ta bëjë propozimin për kryeparlamentar.
Kurti nisi të fliste për takimet me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Ndërsa po fliste, disa deputetë protestuan nga vendet e tyre, duke i kërkuar kryesuesit që të mos e lejonte Kurtin të fliste jashtë rendit të ditës.
“S’ka debat”, u dëgjua të thonin disa deputetë.
Dehari, u kërkoi atyre të mbajnë qetësi.
“Ju lutem për qetësi”.
Në fillim të seancës, Dehari bëri të ditur rendin e ditës dhe theksoi se “në seancën konstituive nuk zhvillohet debat”.