
Me kërkesë të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për kohë shtesë për “bisedime” për Presidentin, kryesuesi i seancës, deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari, shtyri seancën konstituive.
Pas kësaj, deputetë të partive të tjera shprehën kundërshtitë për këtë veprim, ndërsa kreu i PDK’së Bedri Hamza pasi doli nga salla e quajti këtë “sjellje të papërgjegjshme”, duke thënë se nuk do të takohet më me Kurtin.
Por, një gjë të tillë s’e bëri edhe kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku.
Ai s’u ndal për gazetarët që i kërkuan koment për atë që sapo ndodhi.
Njëjtë veproi edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila u largua nga pjesa ku ndodheshin gazetarët në hollin e Kuvendit.