Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Do të vazhdoj të jem kryeministër në detyrë

Gazeta10
06 August 2026 - 13:42

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se do të vazhdojë ta ushtrojë detyrën e kryeministrit në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, ndërsa ka theksuar se edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do të vazhdojë ta ushtrojë funksionin e saj sipas përcaktimeve kushtetuese.

I pyetur nëse pas betimit si deputet ai dhe Albulena Haxhiu mund të vazhdojnë t’i ushtrojnë funksionet aktuale, Kurti tha se do ta respektojë plotësisht rendin kushtetues dhe ligjor.

“Unë vazhdoj të jem kryeministër në detyrë dhe do ta respektoj me plotni dhe përpikëri kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, përfshirë këtu edhe ligjin në fuqi”, tha ai.

Kurti shtoi se e njëjta vlen edhe për ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

“Ndërkaq, po e ritheksoj, ashtu qysh vlen për mua si kryeministër në detyrë, njësoj edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, zonja Albulena Haxhiu, do ta respektojë me plotni e përpikëri kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë. Nuk kemi president, nuk kemi presidente, por kemi ushtruese të detyrës së presidentes e kjo është zonja Albulena Haxhiu dhe ajo do të vazhdojë të jetë e tillë, tamam siç e thotë Kushtetuta”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.