
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ftuar në takime të ndara liderët e partive politike, në një përpjekje të fundit për të zhvilluar konsultime në ditën e fundit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.
Sipas burimeve të Kanal10, ftesës i është përgjigjur pozitivisht, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku.
E refuzuese ishte përgjigjja e kryetarit të PDK-së i cili edhe njëherë rikonfirmoi qëndrimin e kësaj partie.
“Ne qëndrojmë opozitë, e ju konstituoni Kuvendin”, mësohet t’i ketë kthyer përgjigje Hamza -Kurtit përmes një letre./Gazeta10