
Komentatori politik, Fidan Rama, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për veprime të kalkuluara politike dhe për përdorim të situatave në interes personal.
Sipas Ramës, paraqitjet e Kurtit në Kuvend nuk janë të rastësishme, por pjesë e një strategjie të menduar paraprakisht.
“Kurti është duke bërë show, në ditën e nesërme këtë shkuarjen në Kuvend do ta shfrytëzojë në favorin e tij, pra do të vazhdojnë skenarët e tij politike, tanimë këto skenarë janë të tepruara”, ka deklaruar Rama.
Ai ka theksuar se këto veprime po e rëndojnë situatën politike në vend dhe po ndikojnë në zvarritjen e proceseve institucionale.