Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Peter Pan së shpejti në versionin horror

Gazeta10
03 November 2022 - 17:52

Filmi i animuar “Peter Pan”, do të vjen me një verzion të zhanrit horror.

Këtë e ka konfirmuar regjisori Rhys Frake – Waterfield, i cili ka thënë se ai krahas punës në “Winnie the Pooh: Blood and Honey”, është duke punuar edhe në realizimin e “Peter Pan: Neverland Nightmare”.

Krijuar nga J.M. Barrie në vitin 1902, filmi origjinal i Disney u publikua në vitin 1953 dhe tregon historinë e një djali të ri që mund të fluturojë. Duke jetuar në Neverland me Djemtë e Humbur, zanat, piratët dhe sirenat, Peter nuk mund të rritet kurrë dhe i kalon ditët me miken e tij më të mirë dhe ndihmësen Tinker Bell. Kur Peter takon Wendy-n dhe vëllezërit e saj – John & Michael – të katërt nisen për në Neverland ku përballen me piratin e lig Kapiten Hook – armiku i Peter.

Ky është versioni i fëmijëve, por filmi horror sigurisht që nuk do të jetë për fëmijë, dhe mbetet të shihet se a do të pritet mirë nga publiku./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.