
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar qytetarët se ekipet e kësaj ministrie janë duke punuar në mirëmbajtjen e rrugëve në segmente të ndryshme, kësisoj, ministria ka apeluar tek ata që të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion.
MIT ka kërkuar që të respektojnë sinjalizimet e përkohshme rrugore, dhe që qytetarët ta ulin shpejtësinë.
‘’I ftojmë të gjithë ngasësit të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion, pasi ekipet tona janë duke punuar në mirëmbajtjen e rrugëve në segmente të ndryshme.
Ju lutemi respektoni sinjalizimin e përkohshëm rrugor, ulni shpejtësinë dhe ndiqni udhëzimet e punëtorëve në terren, për sigurinë tuaj dhe të ekipeve që po punojnë.
Faleminderit!’’, ka shkruar MIT.