Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U ofroi 20 euro policëve për t’i shpëtuar gjobës, arrestohet shtetasi i Serbisë në Mitrovicën e Jugut

Gazeta10
08 August 2026 - 18:30

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Mitrovicën e Jugut, pasi që i njëjti iu ka ofruar zyrtarëve policorë një kartëmonedhë prej 20 eurosh, me qëllim që të mos i shqiptohej gjoba.

Policia shton edhe se, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale- Dhënia e ryshfetit.

Postimi:

Arrestohet një person i dyshuar për dhënie ryshfeti

Mitrovicë e Jugut, 08 gusht 2026

Njësia policore, gjatë mbajtjes së një pike kontrolli, ka ndaluar një automjet, drejtuesi i të cilit kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Derisa zyrtarët policorë ishin duke shqiptuar gjobën për kundërvajtjen e trafikut, i dyshuari, mashkull/shtetas i Republikës së Serbisë, u ka ofruar zyrtarëve policorë një kartëmonedhë prej 20 eurosh, me qëllim që të mos i shqiptohej gjoba.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale- Dhënia e ryshfetit.

Policia  mbetet e përkushtuar në zbatimin profesional dhe të paanshëm të autorizimeve si dhe në ndërmarrjen e veprimeve ndaj çdo veprimi që cenon integritetin e zyrtarëve policorë dhe zbatimin e ligjit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.