Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

MPB-ja ia heq shtetësinë Vido Duriçiqit, pjestarë i policisë serbe

Gazeta10
08 August 2026 - 20:01

Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim për heqjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës për Vido Duričić, i lindur më 11 shkurt 1973 në Mitrovicë.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se Duričić, përveç shtetësisë së Kosovës, është edhe shtetas i Serbisë dhe se, ka kryer veprime që “rrezikojnë sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës”.

MPB-ja thekson se Duričić ka qenë anëtar i forcave policore të një shteti tjetër dhe se për këtë nuk ka marrë leje. Në vendim thuhet se, bazuar në këto rrethana dhe në provat e ofruara nga organet kompetente, si dhe në rekomandimin e Divizionit për Natyralizim, Azil dhe Migrim (DMAN), është vendosur heqja e shtetësisë./Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.