
Reuters ka ndarë në Facebook pamjet nga seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku, deputetja Time Kadrijaj e ka gjuajtur me ve kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Në postim, Retuers thekson se, Kadrijaj e gjuajti me ve Kurtin, pasi që ky i fundit tha se i nevojitej më shumë kohë për të zhvilluar bisedime me partitë e tjera, para se të propozonte një kandidat për kryetar të Kuvendit pas zgjedhjeve të parakohshme të qershorit./Gazeta10