Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

A ka fluks këtë vikend? Si paraqitet gjendja në pikat kufitare

Gazeta10
09 August 2026 - 8:26

Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet kryesisht pa probleme, megjithatë në disa vendkalime janë raportuar pritje dhe kolona të automjeteve.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 20 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është rreth 100 metra.

Në Merdarë, koha e pritjes në hyrje dhe dalje nga vendi shkon deri në 10-15 minuta, përcjell Klankosova.tv.

Pritje më të shkurtra janë raportuar edhe në Kullë dhe Vërmicë, ku automjetet presin rreth 5-6 minuta, ndërsa kolonat arrijnë deri në 50 metra.

Në vendkalimet e tjera kufitare, qarkullimi është më i lirshëm, me kohë pritjeje kryesisht 3-5 minuta.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.