
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka theksuar nevojën e marrëveshjes politike para vazhdimit të seancës konstituive.
Pas takimit me mërgimtarë në Kuvend, ajo tha se partitë e ish-opozitës krahas gjuajtjes me vezë ndaj liderit të LVV-së, Albin Kurti, kanë pasur plane dhe për incidente të tjera.
Ajo potencoi nevojën e arritjes së marrëveshjes politike për formim të institucioneve.
Sipas saj të gjithë ata që kanë dyshime se po shkelet kushtetuta duhet t’i drejtohen organit më të lartë juridik në vend.