Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ekskavatori “zbulon” mjetin e pashpërthyer, ndërhyjnë KFOR-i dhe FSK-ja

Gazeta10
11 August 2026 - 10:03

Një mjet i pashpërthyer është gjetur të hënën në fshatin Gllarevë të Klinës, gjatë punimeve me ekskavator.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur kur një person, gjatë punës me ekskavator, ka hasur në mjetin e dyshuar.

Pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilat kanë bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt.

Nga rasti nuk raportohet për persona të lënduar apo ndonjë incident.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.