
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde në një intervistë në RTK ka folur rreth liberalizimit të vizave.
Rhode ka thënë se javën e ardhshme pritet të ketë një takim në Bruksel, derisa ka shtuar se parimi i përgjithshëm i vendeve anëtare të BE-së është që të ndodhë liberalizim i vizave.
“Gjermania disa herë ka thënë se janë përmbushur të gjitha kushtet dhe tash javën tjetër do të ketë prapë një takim në Bruksel she besoj se parimi i përgjithshëm i vendeve anëtare është qe liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë dhe të zbatohet”.
Tutje, ai ka dhënë sinjale se liberalizimi i vizave do të ndodhë vitin e ardhshëm.
“Unë them shpresoj qe të ndodhë në vitin e ardhshëm, në fillim te vitit të ardhshëm sepse edhe nëse javen tjetër vendoset, liberalizimi do të zgjas prapë disa muaj”