Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abrashi: “Pushkatimi” i Haradinajt është deklaratë e papranueshme!

Gazeta10
13 August 2026 - 19:37

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i ftuar në emisionin “Gazeta”, ka komentuar zhvillimet dhe përplasjet mes deputetëve të zgjedhur në Kuvend.

E duke komentuar, deklaratën e një qytetari për pushkatimin e Ramush Haradinajt, ka theksuar se kjo deklaratë është e papranueshme

“Vetëvendosje nuk e mbështet një deklaratë të tillë dhe veçanërisht pushkatimin si metodë për qerimin e kundërshtarëve politik “, tha mes tjerash Abrashi duke shtuar se VV-ja e ka kundërshtuar këtë por deklaratat tona s’po gjejnë vend në hapësirat mediatike.

Ai ka shtuar se fjalë të rënda e kërcënime ka pasur edhe ndaj kryeministrit Kurti, por këto nuk po bahen lajme.

Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.