
Avni Arifi nga Aleanca duke komentuar ftesat e Albulena Haxhiut për një takim mes të gjitha partive, rreth një presidenti konsensual, ka deklaruar se Haxhiu tashmë është vetëm një deputete dhe s’mund ta luaj më rolin e presidentes.
Komentet Arifi i bëri në GAZETA në Kanal 10.
Ai ka theksuar se ofertën e saj nuk e komentoj fare, ngase ajo është vetëm një deputete e cila po mundohet me ushtru rolin që nuk e ka sepse ajo është ushtruese e detyrës.
“Nuk jemi na me i dhanë alibi atyre që po dojnë me çue vendin në zgjedhje, sepse çka kish mujt me ba Albulena Haxhiu”, tha ai mes tjerash.
Për më shumë shikone videon e plotë./GAZETA10