Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Kurti as nuk po do me diskutu” – Arifi për gazin amerikan

Gazeta10
17 August 2026 - 19:02

Avni Arifi nga Aleanca ka theksuar se reth gazit amerikan, Kurti as që do me diskutu.

Ai ka deklaruar në GAZETA në Kanal10 se ata i kanë kërkuar atij që të diskutohet pse refuzohet gazi amerikan në Kosovë.

“Ne sa herë i kemi kërkuar që të tregojë pse po refuzohet gazi amerikan në Kosovë, por ai as që do me diskutu për këtë temë, ngase e ka mafien energjetike pas”, tha Arifi.

Sipas tij, Aleanca i ka bërë shërbim qytetarëve ngase ka kërkuar që takimi me Kurtin të bëhet para kamerave e jo të jetë i mbyllur për publikun.

Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.