Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet në Jarinjë i dyshuari për “falsifikim të dokumenteve”

Gazeta10
17 August 2026 - 19:07

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda, në vazhdën e hetimeve të një rasti paraprak ‘’Falsifikim i dokumenteve’’, sot në Jarinje, ka arrestuar personin e dyshuar I.S., (1985).

Lidhur me arrestimin e personit të dyshuar, sipas procedurave është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit është kryer edhe një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Leposaviq, vijon njoftimi.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 45 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe disa pjesë të uniformës”, thuhet në njoftim.

“Ndërsa në cilësinë e provave materiale për rastin ‘’Falsifikim i dokumenteve’’ është sekuestruar një telefon personal, i tipit REDMI 5G”, vijon njoftimi.

“Pas intervistimit në prezencën e avokati mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit dërgohet në ndalim prej 48 orësh, përderisa të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim me organet e drejtësisë”, përfundon njoftimi.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.