Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ia mori zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë

Gazeta10
19 August 2026 - 9:31

Një grua ka raportuar në Polici se një person i panjohur i ka grabitur një zinxhir ari nga qafa, në derën e një ashensori.

Sipas Policisë, i dyshuari pas grabitjes është larguar me një veturë me targa vendore. Viktima nuk ka pësuar lëndime, por ka pranuar tretman mjekësor për shkak të shqetësimit.

Pas hetimeve, Policia ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin, një mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “Grabitje”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.