
U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike dhe situatën institucionale në vend.
Në takim u diskutua për nevojën e dialogut politik dhe për përpjekjet për të gjetur një rrugëdalje nga ngërçi aktual institucional, me qëllim që institucionet të formohen sa më parë dhe vendi të ecë përpara në përputhje me rendin kushtetues.
U.D. Presidentja Haxhiu vlerësoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe rolin e saj si partner i rëndësishëm i vendit tonë./Gazeta10