Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Edita Tahiri: Zbatimi i Kushtetutës duhet të jetë prioritet

Gazeta10
19 August 2026 - 11:19
Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në vend, duke theksuar se zbatimi i Kushtetutës duhet të jetë prioritet para çdo marrëveshjeje për ndarjen e pushtetit.

“Zbatimi i Kushtetutës është prioritet, pastaj vjen ndarja e pushtetit mes pozitës dhe opozitës”, ka deklaruar Tahiri.

Ajo ka kritikuar edhe LDK-në, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrimin e saj ndaj, siç e cilëson ajo, shkeljeve kushtetuese nga partia fituese.

“Çka i ndodhi LDK-së shtetformuese që injoron shkeljen e Kushtetutës nga partia fituese?”, ka shkruar Tahiri.

Sipas saj, LDK-ja ndër vite ka qenë konsekuente në mbrojtjen e parimeve kushtetuese.

“LDK ka qenë konsekuente për parimet e Kushtetutës që nga koha kur e themeluam, në kohë të rënda historike”, është shprehur Tahiri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.