
Këngëtarja kolumbiane, Shakira, dhuroi 1 milion e 250 mijë dollarë përmes Fundación Pies Descalzos për shkollat e shkatërruara nga tërmeti në Kolumbi.
Shakira bëri një vizitë të papritur në Quibdó, kryeqytetin e departamentit Chocó, një nga zonat e Kolumbisë më të goditura nga tërmeti me magnitudë 7.4 të 10 gushtit, i cili shkaktoi rreth 300 viktima dhe shkatërroi qytete të tëra.
E shoqëruar nga Howard Buffett, djali i miliarderit Warren Buffett, artistja njoftoi një plan të mbështetur nga Fundación Pies Descalzos dhe Live Nation për rindërtimin e shkollave, raporton ANSAit.
“Do t’i përkushtohem personalisht këtij plani. Angazhimi im është konkret. Kemi mbledhur tashmë 1.25 milionë dollarë për të filluar këtë proces rindërtimi”, tha ajo.
Shakira shprehu frikën se, pasi të përfundojë emergjenca, të mbijetuarit mund të braktisen. Ajo tha se nuk mund të lejojmë që fëmijët tanë të mos jenë në gjendje të kthehen në shkollë.
Më pas, ajo bëri apel për mbështetje për Chocó-n, ndaj të cilit vendi i detyrohet një “borxh historik”.
Epiqendra e tërmetit që kishte goditur vendin ishte në departamentin veriperëndimor të Choco-s, por dridhja u ndje fort rreth 150 milje larg në kryeqytetin e vendit, Bogota. Zyrtarët raportuan se ishte tërmeti më i fortë i regjistruar në Kolumbi në dekadën e fundit.