
Gazetari i Kanal10, Zeqir Hasani, në një lidhje direkte nga Kuvendi, ka dhënë detaje të reja rreth zhvillimeve politike dhe takimit të pritshëm mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Sipas Hasanit, për momentin nuk ka ndonjë lëvizje të re brenda ambienteve të Kuvendit, ndërsa vëmendja është përqendruar te negociatat politike dhe, veçanërisht, te komunikimi mes Kurtit dhe Abdixhikut.
Pas takimit të mbrëmshëm, të dy liderët kanë përcjellë mesazhe dukshëm më optimiste, duke lënë të kuptohet se mund të ketë hapësirë për avancim të dialogut politik.
Hasani ka theksuar se takimi i së martës ka pasur një rëndësi të veçantë, pasi, sipas tij, palët për herë të parë kanë diskutuar për një bazë të përbashkët.
Më shumë detaje: