Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vuçiq sot pret Lajçakun në Beograd, diskutohet për temat rajonale

Gazeta10
04 November 2022 - 11:53

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot pret në takim të dërguarin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta10.

Zhvillimet rajonale pritet të jenë temat e këtij takimi.

Takimi në fjalë do të zhvillohet në orën 18:30.

“Siç është paralajmëruar, presidenti sot do të takohet me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Vuçiq do të takohet me Lajçakun në ora 18:30”, shkruan Tanjug, raporton Gazeta10.

Kujtojmë se së fundmi në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi është diskutuar një plan franko-gjerman dhe se serbët e Kosovës kanë paralajmëruar se do të tërhiqen plotësisht nga institucionet e Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.