
Pronarët e automjeteve në Kosovë tashmë do të kenë një mundësi më shumë për të mos harruar afatin e regjistrimit të veturës.
Përmes një shërbimi të ri të platformës eKosova, qytetarët do të njoftohen automatikisht 15 ditë para skadimit të regjistrimit të automjetit.
Njoftimi do të dërgohet përmes platformës eKosova, duke i informuar qytetarët me kohë se afati i regjistrimit të automjetit po përfundon.
Ky shërbim synon t’ua lehtësojë qytetarëve menaxhimin e afateve dhe t’i ndihmojë ata që të shmangin harrimin e rinovimit të regjistrimit.
“Mos e harroni regjistrimin e automjetit!” është mesazhi i shërbimit të ri.
Sipas njoftimit, informacioni mund të shihet përmes platformës eKosova, ndërsa qytetarët duhet të jenë të kyçur dhe të kenë të dhënat përkatëse të regjistrimit./Gazeta10
