Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“TURPI i Qeverisë” / Jashari shpërthen: Mbi 6 mijë lëndë në gjykata për shkelje ndaj punëtorëve

Gazeta10
20 August 2026 - 19:38

Xhelal Jashari nga Sindikata e KEK-ut nuk ka mundur t’i mbajë lotët në emisionin GAZETA në Kanal 10 derisa ka folur për rastin tragjik i cili ka ndodhur në KEK ku sot ka humbur jetën punëtori 32 vjeçar, Arbenit Ahmeti.

Ai me emocione dhe lot në sy ka deklaruar se sot ka humbur jetën një djal i ri dhe një punëtor i mirë.

“Është momenti i fundit që Menagjmenti dhe menaxherët e Korporatës Energjetike të Kosovës të merren seriozisht me sigurimin e vendeve të punës, me kushtet e punëtorëve, me pagat e punëtorëve dhe me benefitet e punëtorëve dhe jo sot që janë mbi 6 mijë lëndë në gjykata për padrejtësitë që iu bahen punëtorëve”, tha ai

Sipas tij, ky është turpi më i madh i Qeverisë që i ndan punëtorët e KEK-ut prej pagës së 13-të, duke e ditë se çfarë sakrifice dhe mundi bëjnë punëtorët por edhe jemi një prej korporatave më profitabile në Kosovë.

Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.