Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu viziton sportistët kosovarë në Taranto: Kënaqësi të shohim përkushtimin e tyre – Urojmë të kthehemi me medalje

Gazeta10
22 August 2026 - 16:10

U.d. e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar sportistët kosovarë që po qëndrojnë në Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po zhvillohen Lojërat Mesdhetare.

Haxhiu është shprehur se ka qenë kënaqësi të shohin përkushtimin dhe krenarinë me të cilën secili prej tyre e përfaqëson Kosovën.

Postimi:

Sot vizituam Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare.

Fshati këtë herë ka një organizim të veçantë, me sportistët të akomoduar në dy anije të ankoruara në port, Aroya dhe Romantika.

Gjatë vizitës patëm mundësinë të takojmë nga afër sportistët tanë, të bisedojmë me ta për garat, përvojën e deritanishme dhe sfidat që i presin në ditët në vazhdim. Ishte kënaqësi të shohim përkushtimin dhe krenarinë me të cilën secili prej tyre e përfaqëson Kosovën.

Garat tashmë kanë filluar dhe ne do të jemi pranë sportistëve tanë, duke i mbështetur në çdo paraqitje.

Urojmë që puna e tyre të shpërblehen me rezultate sa më të mira, që emri i Kosovës të dëgjohet sa më shpesh dhe që nga Taranto të kthehemi me medalje.

Suksese ekipit të Kosovës! 🇽🇰

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.