Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Ata janë frymëzim”, Begaj viziton arbëreshët e Italisë

Gazeta10
22 August 2026 - 23:02

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka qëndruar sot në mesin e komunitetit arbëresh në San Marzano di San Giuseppe, në rajonin e Pulias të Italisë, duke e cilësuar këtë komunitet si një simbol të qëndresës, identitetit dhe integrimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj ka vlerësuar ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare nga arbëreshët ndër shekuj, duke theksuar se ata janë një shembull se si mund të integrohesh në shoqërinë ku jeton pa i humbur rrënjët.

Begaj ka theksuar gjithashtu nevojën që sot të punohet për forcimin e lidhjeve me arbëreshët, në mënyrë që kjo trashëgimi unike të ruhet dhe të ketë një të ardhme të gjallë.

Ai ka vlerësuar se përvoja e arbëreshëve duhet të shërbejë si frymëzim për brezat e rinj, duke dëshmuar se ruajtja e identitetit kombëtar mund të bashkëjetojë me integrimin dhe zhvillimin në shoqëritë ku jetojnë.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.