
Gazeta serbe “Novosi”, ka raportuar se dronët në Liqenin e Ujmanit që janë identifikuar nga ta janë britanik, raporton Gazeta10.
Në publikimin e tyre thuhet se ushtria serbe do të duhej ta rrëzonte një dron mbi Rashkë që ka vazhguar një kazermë serbe.
“Në kulmin e tensioneve që shpërthyen kur ushtria serbe duhej të rrëzonte një dron mbi Rashkë, i cili po vëzhgonte kazermën tonë, “Novosti” ka marrë në dorë një video ekskluzive që i jep një erëz të veçantë gjithë kësaj historie”
Tutje, thuhet se është parë një ushtar britanik që ka lëshuar një avion pa pilot mbi Liqenin e Ujmanit.
“Gjegjësisht, në videon e realizuar në zonën e liqenit të Gazovodës, në komunën e Zubin Potokut, shihet një ushtar britanik duke lëshuar një avion pa pilot”, shkruan Novosi, transmeton Gazeta10.
Duke u bazuar në këtë, më tej thuhet se NATO ka intensfikuar aktivitetet e saj në vijën administrative.
“Është e qartë se NATO ka intensifikuar aktivitetet e saj në vijën administrative, për të cilën dje foli edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili tha se dronët e Aleancës po “luanin” në Bërnjak dhe Jarinj të mërkurën gjithë ditën”, shkruan Novosi, transmeton Gazeta10.
Në këtë lajm, më tej thuhet se kryeministri Kurti ka kërkuar nga britanikët pasijse të tilla për zbulimin e pozicionit të ushtrisë serbe.
“Është intrigues fakti që Albin Kurti në një takim të fundit në Prishtinë me përfaqësuesit e Quint-it- ka kërkuar nga britanikët që t’i sigurojnë pajisje për zbulimin e pozicionit të ushtrisë serbe në Zonën e Sigurisë Tokësore. Për qëllimin e ngritjes së dronit në videon tonë, ende nuk dihet”. / Gazeta10.