
Forcat RENEA kanë zhvilluar kontrolle mëngjesin e sotëm në Korçë, pas dyshimeve se në qytet fshihet një person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar me burgim të përjetshëm.
Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, efektivët kanë rrethuar një pallat ku dyshohej se mund të fshihej personi i kërkuar.
Pas kontrolleve, policia dhe forcat RENEA nuk kanë mundur ta gjejnë personin.