
Zyrtarët e Komunës së Prishtinës do të mbajnë sot konferencë për media lidhur me Ndërmarrjen Publike “Pastrimi” dhe menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.
Në konferencë do të marrin pjesë nënkryetarët e Kryeqytetit, Florian Dushi dhe Besianë Musmurati, të cilët do të prezantojnë hapat dhe zgjidhjet e propozuara për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë.
“Ju ftojmë që sot, në ora 11:30, të merrni pjesë në konferencën për media lidhur me Ndërmarrjen Publike “Pastrimi”.
Në konferencë do të jenë të pranishëm nënkryetarët e Kryeqytetit, Florian Dushi dhe Besianë Musmurati, të cilët do të prezantojnë hapat dhe zgjidhjet e propozuara për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në Kryeqytet.”, thuhet në njoftim.