Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vrasja e tre personave në Mal të Zi, autori rus vetëvritet gjatë aksionit të policisë për ta arrestuar

Gazeta10
01 September 2026 - 12:52

Autori i dyshuar i vrasjes së trefishtë në Mal të Zi është lokalizuar nga policia në një zonë pyjore mbi lagjen Topla, në Herceg Novi. Në momentin e ndërhyrjes së policisë, 30-vjeçari rus Mihail Sabunjin hapi zjarr ndaj efektivëve dhe më pas qëlloi veten në kokë.

Lajmi është konfirmuar për “Vijesti” nga drejtori i Policisë së Malit të Zi, Lazar Scepanovic, i cili tha se i dyshuari u lokalizua nga forcat speciale dhe njësi të tjera të specializuara të policisë.

Sipas tij, forcat policore arritën ta lokalizonin dhe izolonin të dyshuarin në pyllin mbi zonën e Toplës. Në momentin kur policia tentoi ta arrestonte, ai qëlloi me armë drejt efektivëve dhe më pas qëlloi veten.

30-vjeçari dyshohet se një ditë më parë kreu një vrasje të trefishtë në njw poligon qitje në Danilovgrad.

Viktimat janë identifikuar si 20-vjeçari Nemanja Kapor nga Podgorica, 24-vjeçari Petar Globarevic nga Podgorica dhe 67-vjeçari Momir Radonjic nga Danilovgradi. Të tre punonin në poligonin ku ndodhi ngjarja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.