
U.D. presidentja Haxhiu ka folur për zhvillimet lidhur me gërmimet dhe kërkimet për personat e zhdukur në zonën e Zubin Potokut.
Haxhiu tha se institucionet po zhvillojnë një punë të kujdesshme dhe të koordinuar në këtë proces.
“Po bëhet një punë jashtëzakonisht e kujdesshme nga Policia, IML-ja, Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur”, deklaroi Haxhiu.
Ajo bëri të ditur se deri tani janë gjetur mbetjet mortore të së paku 23 personave, ndërsa puna në terren po vazhdon.
“. Puna po vazhdon”, u shpreh Haxhiu.
Haxhiu tha se ekipet që po merren me kërkimet kanë mbështetjen e institucioneve të Kosovës.
“Ekipet e kanë mbështetjen e institucioneve”, theksoi ajo.