
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të PDK-së, Nait Hasani, duke e cilësuar atë si të nxituar dhe të gabuar.
Duke folur në emisionin televiziv “Politiko” në Kanal 10, Haxhiu tha se Kosova nuk duhet të bartë pasojat e deklaratave politike dhe se, për çështje që lidhen me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duhet të ketë përbashkim dhe unifikim.
“Deklaratë e nxituar, deklaratë e gabuar. Çfarë faji ka Kosova? Kosova nuk e meriton. Duhet të ketë përbashkim dhe unifikim për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, deklaroi Haxhiu.
Ajo vlerësoi se në situata të tilla duhet të tregohet kujdes me deklaratat publike dhe të ruhet uniteti rreth çështjeve që lidhen me luftën e UÇK-së./Gazeta10