Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pacolli: Vendosja e deputetëve nën presion është përpjekje për t’i kërcënuar politikisht

Gazeta10
02 September 2026 - 13:20

Egzon Pacolli i LDK-së ka thënë se gjashtë deputetët  që kundërshtuan marrëveshjen me Vetëvendosjen për Bekim Sejdiun president, në zgjedhjet e fundit, kanë së bashku mbi 230 mijë vota.

Ai thotë se këto janë shifra që kërkojnë reflektim.

Pacolli ka shkruar se një Kryesi, siç ka thënë ai, e  formuar në kundërshtim me Statutin, nuk mund t’ua imponojë vendimet deputetëve të zgjedhur nga qytetarët.

Postimi i plotë:

10 anëtarë të Kryesisë, të cilët nuk janë deputetë dhe që kanë kandiduar për deputet në zgjedhjet e fundit, kanë marrë së bashku 81 mijë vota.

Ndërsa 6 deputetët kanë së bashku mbi 230 mijë vota.

Këto janë shifra që duhet të na bëjnë të reflektojmë.

Por përtej shifrave, është edhe një çështje parimi: Kryesia nuk mund t’ua imponojë vendimet deputetëve të zgjedhur nga qytetarët.

Madje, vendimet e një Kryesie të formuar në kundërshtim me Statutin as nuk mund të imponohen, as të diskutohen si të ishin vendime të rregullta, e aq më pak të “respektohen”.

Nëse synimi ishte të diskutohej qëndrimi i deputetëve, pse fillimisht nuk u thirr mbledhja e Grupit Parlamentar, por mbledhja e Kryesisë?

Pse u zgjodh Kryesia para Grupit Parlamentar?

Sepse krijimi i opinionit publik dhe vendosja e deputetëve nën presion nuk është demokraci e brendshme. Është përpjekje për t’i kërcënuar politikisht përfaqësuesit e qytetarëve.

Deputetët nuk janë të emëruar nga Kryesia. Janë të zgjedhur nga populli.

LDK-ja nuk mund të funksionojë me imponim, presion dhe nënshtrim.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.