
Analisti politik Basri Muja, i ftuar në emisionin “Politiko”, ka komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike në vend, duke paralajmëruar mundësinë që Kosova të shkojë sërish në zgjedhje.
Muja tha se, duke parë situatën aktuale dhe qëndrimet e partive politike, nuk sheh një zgjidhje që do të mund t’i shmangte zgjedhjet e reja.
“Druaj që në fund të vitit do të jemi prapë para kutive zgjedhore, sepse këtë konsilacion të partive politike nuk shoh që do të arrijë të gjejë solucion që do t’i evitonte zgjedhjet”, deklaroi Muja.
Sipas tij, mungesa e një konsensusi ndërmjet partive politike mund ta çojë vendin drejt një tjetër procesi zgjedhor, nëse nuk arrihet një marrëveshje për tejkalimin e krizës aktuale politike.